Tragjedia me 46 viktima/ Sot ditë zie kombëtare edhe në Bullgari

Tragjedia me 46 viktima/ Sot ditë zie kombëtare edhe në Bullgari

Bullgaria ka shpallur ditën e sotme (24 nëntor) ditë zie kombëtare, për shkak të aksidentit tragjik që u shënua dje, me autobusin që mori flakë, e si pasojë  humbën jetën 46 persona, ndërsa 7 mbijetuan.

Në kujtim të viktimave, flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen gjysmë shtizë.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i Bullgarisë Galab Donev.

Ndërkohë, edhe në Kosovë sot është ditë zie në nder të viktimave, ndërsa Maqedoni e Veriut ka shpallur  tri ditë zie.

EMISIONET