Tragjedia me 46 viktima, kompania "Besa Trans" nuk ka pasur licencë për autobusin e aksidentuar

Tragjedia me 46 viktima, kompania "Besa Trans" nuk ka pasur

Tashmë janë gjetur disa parregullsi në punën e kompanisë së transportit “Besa Trans”, pronë e të cilës ka qenë autobusi i cili u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm dhe la të vdekur 46 persona. Kompania ka pasur licencë për transport ndërkombëtar por jo edhe licencë për automjetin në fjalë. Automjeti i djegur nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk është në bazën elektronike të ministrisë së Transportit.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”- ka deklaruar ministër i Transportit, Bllagoj Boçvarski./Alsat/ 

 

 

 

EMISIONET