Topi: Kur isha president shqiptarët e Maqedonisë rrezikuan humbjen e komunës së Strugës

Topi: Kur isha president shqiptarët e Maqedonisë rrezikuan humbjen e

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se kur isha president, në zgjedhjet vendore të Maqedonisë aso kohe, u vendos në diskutim kryesimi i komunës së strugës që është udhëhequr historike nga shqiptarët.

Ai tha se ai aso kohe u bëri thirrje palëve shqiptare atje që të gjenin gjuhën e komunikimit dhe ashtu ndodhi duke e fituar këtë komunë.

Topi: Kur isha president, në zgjedhjet vendore të Maqedonisë aso kohe, u vendos në diskutim kryesimi i komunës së strugës që është udhëhequr historike nga shqiptarët. Në sajë të konflikteve politike që kishte BDI me partinë Thaçit dhe u çanë votat dhe rrezikohej që në balotazh ta merrte një përfaqësues i partisë së Gruevskit.

Padyshim, pa ndërhyrë në çështjet e tyre, kam bërë thirrje për të respektuar atë projeksion natyral të votave në strugë dhe të gjenin komunikimin dhe e gjetën, dhe e fituan komunën. Çfarë po bëhet me asociacionin e komunave serbe, vetëm se ka përplasje fiton tjetri.

EMISIONET