Topi: Kam një miqësore vëllazërore me Kurtin dhe gjithë politikanët e Kosovës

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se kryeministrin Albin Kurti e ka takuar disa herë.

Ai tha se edhe liderat e tjerë në kovës i ka takuar dhe se ka një marrëdhënie shumë miqësore dhe korrekte me të gjithë ata.

Topi: Kryeministrin Kurti e kam takuar disa herë, madje e kam takuar qysh në vizitën time të parë si president në vitin 2008 në vigjilje të pavarësisë, rreth 3 javë para saj, i kam takuar të gjithë përfaqësuesit e politikës në Kosovë dhe kam një raport miqësor dhe vëllazëror. Kështu e kam marrëdhënien edhe për z. Kurtin.

Natyrisht ai ka pasur një predispozicioni për tu sjellë ndryshe nga paraardhësit e tij dhe është në inercinë e pozicionit të opozitar që ka pasur dikur. Unë e kam thënë se është ndryshe të kesh një prononcim kur je në opozitë dhe ndryshe kur qeveris fatet e Kosovës.

EMISIONET