Topi: E dhimbshme që krerët e UÇK-së kanë përfunduar në Hagë, por Specialen e bënë vetë

Topi: E dhimbshme që krerët e UÇK-së kanë

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ndërkombëtarët kanë bërë luftë për të çliruar Kosovën.

Ai tha se është shumë e dhimbshme që krerët e UÇK-së kanë përfunduar në Hagë dhe shtoi se gjykatën speciale që e ka bërë vetë politika e Kosovës.

Topi: Kjo nuk është një politikë e konjukturës së çastit, por kanë bërë luftë për të çliruar Kosovën dhe kanë qenë të motivuar për të mos rikthyer atë eksod biblik. Kanë qenë shumë vende që kanë qenë në raporte shumë kritike në raport me regjimin e Millosheviçit.

Kjo është shumë e dhimbshme që krerët e UÇK-së kanë përfunduar në Hagë. Sigurisht që ka qenë një kuadër i posaçëm për gjykatën speciale që e ka bërë vetë politika e Kosovës në unanimitet. Përgjegjësia politike mbetet i tyre.

EMISIONET