Tik-taku i negociatave për Sofien dhe Shkupin deri në 30 qershor

Tik-taku i negociatave për Sofien dhe Shkupin deri në 30 qershor

Bashkimi Evropian i ka caktuar Shkupit e Sofjes një afat 45 ditor për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, në mënyrë që Bullgaria të heqë veton, që Maqedonia e Veriut të hapë negociatat për integrimin në BE, pasi sipas Brukselit Shqipëria dhe fqinji i saj, i kanë plotësuar kushtet për nisjen e procesit të anëtarësimit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas, përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet deri më 30 qershor, datë kjo kur përfundon edhe mandati 6-mujor i presidencës franceze të Këshillit Evropian.

Por sipas Borrejt, nëse dy vendet fqinje dështojnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen, do ta fusnin Ballkanin Perëndimor në një krizë të thellë politike.

Në mbledhjen e së hënës, të kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Borrell mësohet të jetë shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit në union.

"Duhet të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresoj, më shumë se shpresë dhe dëshirë, që kjo të ndodhë gjatë presidencës franceze, ne e konsiderojmë këtë vonesë të paqëndrueshme. Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi, janë plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, si edhe me sanksionet e unionit kundër Rusisë. Shkupi dhe Tirana janë në listën e vendeve armike të Moskës dhe e gjithë kjo do të shpërblehet", ka thënë Borrell.

Edhe pse Bullgaria e Maqedonia e Veriut janë përfshirë në procese komitetesh të përbashkëta për të zgjidhur kontestin e identitetit dhe atë historik, Sofja ka deklaruar se fundmi se nuk do ta heqë veton për Shkupin.

EMISIONET