"TI" rrëzon Albin Kurtin: Rritja e Kosovës ka ardhur nga transferimi paqësor i pushtetit

"TI" rrëzon Albin Kurtin: Rritja e Kosovës ka ardhur nga

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për ngjitjen me 3 pikë në raportin e korrupsionit nga Transparency International, por në fakt e kontaktuar nga mediet kosovare, kjo organizatë thotë se progresi ka ardhur nga transferimi paqësor i pushtetit. 

Organizata ka treguar edhe faktet se pse Kosova ka shënuar një rritje të lehtë në luftën kundër korrupsionit.

Drejtoresha e Departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International, Lidija Prokiç thotë se progresi nuk është bërë lidhur me luftimin e korrupsionit, por përmirësimi i demokracisë.

"Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi, duke u ngjitur me 3 pikë. Rol pozitiv në vlerësim ka luajtur dorëzimi paqësor i  pushtetit në dy proceset zgjedhore të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër."

Po ashtu Transparency International thotë se një tjetër faktor në progresin e bërë është edhe funksionimi i parlamentit gjatë periudhës së pandemisë.

"Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e Covid-19."

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti tha se përmirësimi me 17 vende nga Transparacy International tregon përkushtimin e ekzekutivit për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e korrupsionit.

Por në fakt vetë Transparency International e përgënjeshtron kryeministrin për arsyet të cilat i renditëm më sipër.

EMISIONET