Tensionet në Veri, Vuçiç: Këtë javë bisedime me Macron dhe Scholz! Nuk do të dorëzohemi ndaj presioni

Tensionet në Veri, Vuçiç: Këtë javë bisedime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se këtë javë do të ketë bisedime me liderë europianë. Një mesazh të qartë e kishte duke thënë se nuk dorëzohen para presionit.

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in.

Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

EMISIONET