Tensionet në veri/ U dëmtuan 11 qytetarë nga Kosova. Kurti: Strukturat kriminale të armatosura nxiten dhe financohen nga Beogradi
Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe tensionoi situatën në veri të vendit. Ditën e djeshme veç trazirave dhe bllokimit të rrugës u raportua dhe për të shtëna me armë zjarri në veri të Kosovës gjithashtu janë sulmuar edhe qytetarë nga Kosova.
Sot ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla duke bërë një bilanc tha se janë lënduar 11 qytetarë të Kosovës si dhe disa vetura të policisë dhe qytetarëve
“Nga zhvillimet e djeshme 11 qytetarë të republikës së Kosovës janë të lënduar dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm si dhe janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe policisë së Kosovës nga ‘struktura kriminale, ilegale të armatosura dhe për të cilat policia e Kosovës ka nisur hetimin” tha Sveçla.
Nuk do të lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues e demokratik të vendit tonë” tha kryeministri Albin Kurti në konferencë për median lidhur me situatën në veri të Kosovës
Kurti i bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë kryeqendrave perëndimore, BE dhe NATO-s “të dënojnë dhunën, agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës që qartazi janë të nxitura, përgatitura dhe financuara nga Beogradi”
Çfarë po ndodh sot?
Disa barrikada tashmë janë larguar dhe një pjesë e barrikadave të tjera kanë nisur të largohen.
Kurti dhe ministri i Brendshëm falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për policët në veri të Ibrit ‘duke vepruar me profesionalizëm dhe qëndruar me guxim të madh. Angazhimi i tyre është siguria jonë”
"Me këto banda kriminale që bllokojnë rrugë me barrikada fizike, natyrisht që ka probleme e sfida, por forca e ligjit e rendit kushtetues nuk mund ta tolerojë këtë dhunë, Ky problem është sfidë por jemi të sigurtë se me vullnetin, bashkërendimin e aleatëve perëndimore do e kalojme me sukses këtë sfidë"