"Tensionet mund të shpërthejnë" Eksperti: Situata në favor të Vuçiç, hedh gurin e fsheh dorën

Lulzim Veliu, ekspert për çështjet e integrimit në Kosovë në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se "Mbajtja e situatës nën tension në veriun e Kosovës është në interes vetëm të Serbisë".

Ai tha se "Kjo situatë shkon në favor të Vuçiç pasi i gjithë tensioni po zhvillohet në territorin e republikës së Kosovës."

Sipas ekspertit "Sado të jenë të kontrolluara tensionet një ditë mund të shpërthejnë mund të kalojnë në përmsa të pakontrolluara".

Lulzim Veliu: Mbajtja e situatës nën tension në veriun e Kosovës është në interes vetëm të Serbisë. Kohët e fundit politika kosocare ka rënë në grackën e politikës serbe dhe të dyja palët janë duke qëndruar në presion të vazhdueshëm.  Kjo situatë shkon në favor të Vuçiç pasi i gjithë tensioni po zhvillohet në territorin e republikës së Kosovës. Ata nga larg hedhin gurin e fshehin dorën, viktimizohen me politikat e thyre.  Sado të jenë të kontrolluara tensionet një ditë mund të shpërthejnë mund të kalojnë në përmsa të pakontrolluara.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET