Të shtëna me armë zjarri, përplasje mes dhëndrit dhe vjehrrit, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri, përplasje mes dhëndrit dhe

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se personat që janë përfshirë në konflikt janë dhëndër-vjehërr.

Ndërkohë, Policia e Kosovës kakonfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Po ashtu kjo i fundit ka deklaruar se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

EMISIONET