Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, vritet një person, plagoset një tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, vritet një person,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjilan, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, është shprehur Azizi.

Sipas tij viktimat janë në moshë të re ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Ndëkrohë ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar për vrasjen dhe plagosjen.

 

EMISIONET