Të shtëna me armë në një plazh, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

Të shtëna me armë në një plazh, raportohet për

Informacionet e para flasin për një përplasje të armatosur mes të huajve jashtë një supermarketi

Një përleshje e armatosur ka ndodhur këtë të premte midis tre kurdëve në bregdetin e Moutsopoulos në Pire. Një telefonatë është bërë në polici në lidhje me këtë incident.

Si pasojë e ngjarjes së përgjakshme, raportohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Janeos. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar personat në ngjarje.

Arsyeja e nxjerrjes së armëve ende nuk është zbardhur dhe hetimet vijojnë. Fillimisht u fol për një grabitje, duke qenë se të shtënat u qëlluan jashtë një supermarketi të madh.

EMISIONET