Të dërguarit e SHBA dhe BE në Kosovë e Serbi për planin franko-gjerman

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE kanë nisur një përpjekje të re diplomatike për nxitjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Por 5 të dërguarit specialë janë përballur me një diskutim jo të lehtë me Albin Kurtin në Prishtinë, ndërsa pas takimit në Beograd janë shprehur më optimist.

Të dërguarit e SHBA dhe BE në Kosovë e Serbi për planin

Pesë të dërguarit specialë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të bashkaura të Amerikës për intensifikimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë kanë dalë më optimist pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Mirosllav Lajçak, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ishte ndalesa e parë përfaqësuesit special të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Francës, Emmanuel Bonne, atij të Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Pas takimit gati dy orësh, Miroslav Lajçak, tha se plani franko-gjerman ishte në fokus të diskutimit me Albin Kurtin që e cilësoi si jo të lehtë.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë të përkushtuara për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjen diplomatike e cilësoi si dëshmi.

Synimi i këtyre takimeve është përgatitja e terrenit për vazhdimin e dialogut të nivelit të Lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në kuadër të përpjekjes për marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve.

Liderët e Kosovës thotë se ky process duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ndërsa në Serbi insistojnë në zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkuptojnë me të.

EMISIONET