Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Do të shohim si mund të zhvillojmë dialogun mes vendeve

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Do të shohim si mund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy” ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, duke u ndalur te takimi i nesërm me presidentin serb Aleksandar Vuçiç që do të mbahet në Bruksel.

Kurti tha se beson që takimi i nesërm me Vuçiç do të jetë në funksion të vendosjes së fokusit te procesi i dialogut mes vendeve.

“Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para.

Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër”, ka thënë Kurti.

Kurti u shpreh i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zbatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.

EMISIONET