Takimi me Vuçiç, Abazi akuza Ramës për sabotim: Po fut në korsinë e shpejtë ekspansionin e Serbisë

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, e ka kritikuar ashpër kryeministrin  Rama  për takimin e sotëm  online me Zaev dhe Vuçiç.

"Pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur KM Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, KM Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë" shkruan ai në faqen e tij në facebook.

I ftuar në Rtv Ora në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, ai thotë se pas largimit të Thaçit nga politika, stafetën e koncesioneve për Serbinë e ka marrë prej një kohe kryeministri Rama.

Abazi: Pse kemi qenë të ashpër? Është një moment kritik për shqiptarët. Kemi një shans të artë të ndryshojmë kursin e politikave të derisotme, që kanë qenë politika që i kanë dhënë koncesione Serbisë. Këto politika qartazi i ka nisur Thaçi por ai nuk është më në pushtet, ka ardhur një qeveri e re, një president i ri në Kosovë por duket që stafetën e koncesioneve për Serbinë tashmë e ka marrë prej një kohe kryeministri Rama i cili nuk pati sot as guximin të informonte publikun për çfarë bëhej fjalë në këtë takim, cilat janë marrëveshjet e planifikuara, cili është synimi. E ka kuptuar që nuk është momenti për këtë takim. Kosova ka sot një qeveri dhe një Kryeministër që e ka bllokuar ekspansionin e Serbisë përmes propozimeve që janë paraqitur në dialogun në Bruksel. Serbia nuk është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, të njohë krimet, ende mohon masakrat, nuk është penduar dhe nuk ka kërkuar falje.

Duke ju referuar mediave serbe, të cilat kanë zbardhur pjesë nga diskutimet, Abazi thotë se marrëveshje që pritet të nënshkruhen në Shkup Rama po fut ekspansionin e Serbisë në korsinë e shpejtë.

Abazi: Duhet të lexosh ato që kanë shkruar mediat serbe për të kuptuar çfarë ka ndodhur në takim. Duan të nënshkruajnë tre marrëveshje të reja në Shkup në datën 28-29 korrik midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku ndër të tjera duhan të krijojnë dhe korsi për lëvizjen e shpejtë të qytetarëve dhe bizneseve të këtyre tre shteteve. Me këto marrëveshje Rama po fut ekspansionin e Serbisë në korsinë e shpejtë. Kryeministri Kurti e ka ndalur këtë ekspansion në portën veriore të kombit shqiptar, në portën jugore të kombit shqiptar kryeministri Rama hap derën, sabotim.

Duke u ndalur tek lehtësirat për tregtinë mes Shqipërisë dhe Serbisë, ai thotë se vetëm do të na varfëronin si komb dhe për këtë ka dhe argumentet.

Takimi me Vuçiç, Abazi akuza Ramës për sabotim: Po fut

Abazi: Me projekte si zona e Novi Sadit apo Jugosllavia e re ne varfërohemi si komb. Serbia dominon tregun shqiptar, është më e fuqishme. Një arsye pse ne jemi të mbrojtur nga hapja e tregut me BE është se BE të jep edhe fonde për të mbrojtur dhe zhvilluar produktin tënd vendas. Në rastin e Jugosllavisë së re apo zonës së Novi Sadit, Serbia thjesht vjen, nga njëra anë praktikon dampingun, praktikë ilegale që ta shkatërron produktin vendas duke ardhur këtu me mallra serbe nën kosto, ta shkatërron dhe potencialin për prodhim e për pasojë për punësim. Ne edhe po varfërohemi nga brenda me projekte të tilla, edhe po krijojmë një pozicion varësie ekonomike-politike ndaj Serbisë, duke u pamundësuar shqiptarëve si komb të kërkojnë të vendosin drejtësi.

Në samitin e Tiranës pak javë më parë, Kurti propozoi përditësimin nga CEFTA në SEFTA.

Abazi vlerëson se SEFTA për Ballkanin  është mundësia e vetme që kemi që vendet e Ballkanit Perëndimor të qëndrojnë larg ndikimit rus dhe kinez dhe të vazhdojnë në linjën e tyre drejt integrimit dhe anëtarësimit të plotë në bllok në BE.

Abazi: Aktualisht Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë, minishengeni ja hap rrugën edhe në Shqipëri produkteve dhe ndikimit të Rusisë. SEFTA do ta detyronte Serbinë të dilte nga kjo marrëveshje.

Takimi i fundit ne Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç u mbyll me tensione. Akuzave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se Serbia ka kryer tre gjenocideve ndaj shqiptarëve, Vuçiç iu përgjigj me ofendime.

Abazi: Kurti aty nuk është për vetën e tij por për shkak se shumë ushtarë të UÇK kanë humbur jetën në luftën për liri dhe shumë qytetarë të Kosovës,  shqiptarë, janë masakruar në përpjekjen gjenociale të Serbisë për ta zhdukur kombin shqiptar dhe për ta shfrytëzuar Kosovën për zhvillimin e vet ekonomik.Kërkon të vendosë drejtësi. Politikanët e korruptuar me dosje nuk kanë guximin të kërkojnë të drejtat për popullin tonë.

Vuçiç vazhdon me rrugën e tij. Propozimi i Kurtit për një marrëveshje paqeje është sa racional aq dhe demaskues për politikat e Serbisë. Në ditën e parë të dialogut mes Vuçiç dhe Kurti, presidenti Vuçiç nisi një stërvitje ushtarake me 15 mijë ushtarë në gjithë territorin e Serbisë. Në takimin e dytë, pas takimit Vuçiç nxori foton e një avioni ushtarak serb.

Ai është vazhdimisht duke kërcënuar nga ana ushtarake shqiptarët. Momenti është i rrezikshëm. Në Shqipëri duhet të bëjmë gjithashtu çmos që këto projekte të ndalen qoftë duke nisur peticione që kërkojnë dorëzimin e një padie të përbashkët Kosovë-Shqipëri kundër Serbisë për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve, një kërkesë duhet shtruar në parlamentin e Shqipërisë në distancimin nga ky projekt dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky projekt.

Vizita e ministrit të Jashtëm grek Dendias në Prishtinë ka lënë të hapur mundësinë për lëvizjen e ujërave në Greqi në drejtim të njohjes së Kosovës.

Duke deklaruar se ky do të ishte një zhvillim i mirëpritur, Abazi kritikon Tiranën zyrtare.

Takimi me Vuçiç, Abazi akuza Ramës për sabotim: Po fut

Abazi: Këtu duhet ta ndihmonte Shqipëria, është e papranueshme që Rama nuk e hap gojën kur Vuçiç thotë do luftojë politikisht çdo shtet që njeh Kosovën. Rama jo vetëm hesht por ulet sot në tryezë dhe pranon korsinë e shpejtë të Vuçiç për të hyrë në Shqipëri. Është shumë e nevojshme rritja e numrit të shteteve që njohin Kosovën.Janë 5 shtete të BE që nuk njohin Kosovën, qeveria e Kosovës do të lëvizë të gjithë gurët që të fitojë njohjen e një nga këto 5 shtete por jo vetëm këto.

Nga ana tjetër edhe presidenti turk Erdogan në një deklaratë të befasishme është shprehur se do të punojë me homologun amerikan Biden për shtimin e njohjeve të Kosovës.

Abazi: Serbia sërish hidhet në ofensivë, qeveria e Kosovës vazhdon punën për të rritur njohjet dhe shtuar punën dhe nga qeveria e Shqipërisë heshtje. Jemi të detyruar të organizohemi kundër këtij regjimi në Shqipëri.

EMISIONET