Sveçla: Sulmi në liqenin e Ujmanit i organizuar nga grupe ilegale serbe që mbështeten publikisht nga struktura serbe

Sveçla: Sulmi në liqenin e Ujmanit i organizuar nga grupe ilegale

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe "të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe" po bëjnë përpjekje maksimale të pengojnë apo ndalojnë të kryejnë detyrën autoritetet e Kosovës.

Reagimi vjen pasi Policia e Kosovës njoftoi se reth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare ndërsa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. 

KETE LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata.Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë", shkruan Sveçla në një postim në Facebook.

Ministri nënvizon angazhimin e autoriteteve të Kosovës për të kryer detyrat që i obligon ligji dhe Kushtetuta dhe shprehet i vendosur se për asnjë kusht nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre,"pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës"

Në lidhje me sulmin ka reaguar dhe kryeministri Albin Kurti. 

 

EMISIONET