S'u çelën negociatat, Dimitar Kovacevski: U godit seriozisht besueshmëria e BE-së

Kryeminsitri Kovacevski ka folur me tone të ashpra ndaj qëndrimit të BE gjithë këto vite për kërkesën e Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Në fjalën e tij ai tha se vendi po humbet kohë dhe një situatë e tillë po godet besueshmërinë ndaj BE-së.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ka 18 vite që Maqedonia e Veriut është Kandidate. Kemi nënshkruar MSA 20 vite më parë. Në 2020 KE mori vendim për nisjen pa kushte të negociatave por jemi sot këtu dhe ende nuk kanë nisur negociatat. Çfarë ka ndodhur tani është problem serioz dhe goditje serioze e besueshmërisë BE-së. Po humbasim kohë të çmuar. Maqedonia e Veriut, Shqipëria e rajoni nuk mund të ngecë në këtë situatë sepse një vend I vetëm nuk bashkërendon e sigurohet për zhbllokimin e rrugëtimit europian. Nuk duhet qe një cështje dy palëshe të shndërrohet në problem shumë palësh."

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur edhe për propozimin e Macron mbi veton bullgare.

"Sot ne dëgjuam nismën e presidentit Macron për ngritjen e një platforme dialogu dhe vendime politike në një komunitet të ri europian që do të jetë me gjithë me vlerë për të gjithë kontinentin. E mirëpresim këtë nismë dhe e konsiderojmë të rëndësishme që të ngrihet në këtë moment, megjithatë do të shohim se si funksionon në praktikë dhe cilat janë objektivat e saj.

Ju kujtoj që çdo nismë e kësaj natyre nuk duhet të dhe nuk mund të jetë zëvendësuese e anëtarësimit të plotë në BE."

Sipas propozimit të presidentit francez, formula parashikon që procesi i negociatave me vendin të fillojë vetëm pasi të bëhen ndryshime në Preambulën e Kushtetutës, lidhur me qytetarët që jetojnë në vend që janë pjesë e kombeve të tjera, përfshirë edhe bullgarët.

EMISIONET