Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2023, 14:27
"Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg.
”Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues”, shtoi ai përmes një postimi në Twitter.
”NATO dhe KFOR-i do të vazhdojnë të sigurojnë një mjedis të sigurt për rajonin”, shtoi ai.