Spahiu: Rama nuk është palë të propozojë drafte, nuk mund t’ia zbresë pazarin Kosovës

Në një intervistë për Ora News, profesori Nexhmedin Spahiu u shpreh se Rama nuk mund ta bëjë këtë propozim si palë në konflikt sepse nuk përfaqëson Kosovën dhe as Serbinë.

Ai tha se nëse Rama ka gjetur formulën magjike për pajtimin e Kurtit dhe Vuçiçit, sigurisht që do të çmohet ndërkombëtarisht, ai do të çmohet si një negociator.

Spahiu: Rama nuk mund ta bëjë këtë propozim si palë në konflikt sepse nuk përfaqëson Kosovën dhe as Serbinë. Palët në konflikt këtu janë Kosova dhe Serbia. Në cilësinë e ndërmjetësuesit nuk e di nëse e ka autorizuar BE-ja, sepse janë Borrell dhe Lajçak për këtë proces dialogu. Nëse ai ka bëjë një akt të vullnetit të mirë sikurse e ka bërë si çdo OJQ, atëherë duhet parë ai draft, kujt i përafrohet Kurtit apo Vuçiçit. Ne kemi 12 vite që dialogojmë dhe nuk mundtë biem në Pazar për nivelin e autonomisë në Kosovës të serbëve që të jetë më i madh se ai i diskutuar.

Nëse Rama ka gjetur formulën magjike për pajtimin e Kurtit dhe Vuçiçit, sigurisht që do të çmohet ndërkombëtarisht, ai do të çmohet si një negociator. Nuk e kemi parë draftin dhe nuk e dimë se kujt i afrohet më shumë. Mbetet për tu parë. Shqipëria propozon një draft si ndërmjetësuese i paautorizuar, atëherë shoqërisë nuk i takon një rol kaq neutral, por duhet të ishte në krah të Kosovës. Nuk mund të përkrahësh Kosovën dhe më pas të zbresësh pazarin e Kosovës, se këtë mund ta bëjë edhe Kurti. Nuk mund t’ia ngrejë pazarin Kosovës dhe t’ia ulë Serbisë.

EMISIONET