Spahiu: Kurti në Tiranë edhe për të bërë paqe me Ramën, por ai përkrah më shumë Serbinë

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se Kurti ka ardhur në Tiranë për të bërë edhe një pakt paqeje me Edi Ramën.

Ai tha se Ajo që duhet të jetë mbështetje me këtë propozim franko-gjerman është që të njohët Kosova kundrejt një pakti për njohjen e autonomisë më të madhe për serbët në Kosovë.

Spahiu: Ndoshta për tu mbrojtur nga akuzat e opozitës dhe për të bërë një pakt paqeje me Edi Ramë, i cili po e thumbin me përkrahësit në Prishtinë, Kurti erdhi në Tiranë. Ndoshta ka kërkuar një pakt paqeje. Ajo që tha Edi Rama për marrëveshjen ishte një përkrahje për Kurtin, por jo për Kosovën, pasi përkrahte Serbinë, duke i thënë Kurtit se duhet të lëshojë pe dhe të ulë pazarin. Nuk tha asnjë fjalë që do të jetë një mbështetje për Kosovën në këtë dialog. Ajo që duhet të jetë mbështetje me këtë propozim franko-gjerman është që të njohët Kosova kundrejt një pakti për njohjen e autonomisë më të madhe për serbët në Kosovë. Por Vuçiç është duke bërë një Pazar, ashtu si më herët.

Plani franko-gjerman është shumë i qartë, por hapat kanë shumë rëndësi, sepse nëse bëhet vetëmenaxhimi i serbëve, dhe tërhiqet Vuçiç atëherë ne ngelim me gisht në gojë. Vuçiçit i intereson që të bëhet asociacioni, por një në anën tjetër thotë se nuk do të lejojë Kosovën në kombet e bashkuara. Ai mund të tërhiqet nga marrëveshjet.

EMISIONET