"Skenë Lufte" Pamjet e para nga shpërthimi i fuqishëm në Athinë, shkak rrjedhja e gazit
Mediet greke kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit të fuqishëm në një ndërtesë në Athinë, i cili ndodhi sot rreth orës 6 të mëngjesit.
"Pamjet nga shpërthimi i fuqishëm pranë bulevardit "Syggrou" që alarmoi kryeqytetasit të mërkurën në mëngjes kujtojnë skena lufte," shkruan Prwto Thema.
Ndërkohë, sipas vlerësimeve fillestare raportohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit në godinë.
Nga shpërthimi është plagosur një 78-vjeçar, i cili është transportuar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë lëndime në gjymtyrët e sipërm dhe të poshtëm.
Videot e siguruara nga protothema.gr nga bulevardi "Syggrou Avenue" tregojnë peizazhin e bombarduar , menjëherë pas shpërthimit.