Skandali në Shqipëri/ “Ora News” burim informacioni për mediat greke për arrestimin e zyrtares së AKSHIT me 58 kg drogë

Skandali në Shqipëri/ “Ora News” burim informacioni

Skandali i arrestimit të zyrtares së AKSHIT, Erisa Fero pak ditë më parë, e cila ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës ku dhe ju gjetën në mjetin e saj 58 kilogramë drogë ka bërë jehonë edhe në mediat e vendit fqinj, Greqi.

Mediat helene në raportimin e tyre referojnë informacionet e “Ora News” për këtë rast të cilin e konsiderojnë si një skandal të madh ku zyrtarja e IT-së në institucionin që u përfshi në skandalin më të madh të rrjedhjes së të dhënave të shqiptarëve, por që dhe më herët ka qenë pjesë e grupit elektoral të PS-së të paditur nga KQZ-ja për manipulim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 2021-it, tashmë rezulton pjesë e grupeve kriminale shqiptare.

Më poshtë raportimi i plotë i medias greke “Gazzetta Plus

Skandali në Shqipëri/ “Ora News” burim informacioni

Sipas autoriteteve, ishte ajo që drejtonte makinën me sasinë e madhe të drogës.

Një skandal i madh shpërtheu në Shqipërinë fqinje në njëzet e katër orët e fundit, pasi Erisa Fero, eksperte e IT në Shërbimin Informativ të vendit, u arrestua duke transportuar 58 kilogramë drogë nga Korça në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Ora News”, televizion shqiptar, përveç saj janë arrestuar edhe disa bashkëpunëtorë të saj, ndërsa sipas mediave vendase, droga vinte nga qarku i Shkodrës, ku dyshohet se janë të përfshirë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

“Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin transportuar lëndë narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të zonës së Qafë Thanës në kufi me Maqedoninë e Veriut”, tha policia e Korçës.

Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën, i cili në bagazh ishte i mbushur me kanabis.

Sipas informacioneve, ky grup ka qenë gati për të shkëmbyer një sasi të madhe droge dhe kanë zgjedhur këtë zonë, pasi është malore dhe mjaft afër kufirit, ndaj do të ishte e vështirë të kontrollohej.

Njoftimi i AKSHI pas skandalit

“Pas një deklarate të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, mes të cilëve zonja Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin aktual shqiptar, ka nisur menjëherë. procedurën e shkarkimit të këtij personi”.

“Zonja Erisa Fero, ishte punonjëse e sektorit përkatës të e-Albania. Shërbimi Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit dënon çdo veprim të paligjshëm dhe garanton se do të qëndrojë gjithmonë pranë procedurave të institucioneve që veprojnë në favor të ligjit”, thuhet vetëm pak orë pas zbardhjes së ngjarjes.

EMISIONET