Shteti zëvendëson policët me qytetarë

Shteti zëvendëson policët me qytetarë

Policia e Kosovës ka njoftuar një nismë të re të ndërmarrë së fundmi.

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të fotografojnë dhe filmojnë kundërvajtjet që hasin në komunikacion.

Shumë shkelje në trafik, fotografohen dhe filmohen nga qytetarët dhe më pas postohen në rrjetet sociale dhe në media.

"Rrezikimi i jetëve në trafik është i papranueshëm dhe identifikimi i atyre që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve tjerë në trafikun rrugor kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, mediave dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës në funksion të rritjes së sigurisë rrugore ka intensifikuar bashkëpunimin edhe më tej me qytetarët dhe mediet me qëllim të reduktimit të aksidenteve rrugore ku shpesh kemi humbje të jetëve njerëzore," shkruhet në faqen zyrtare të policisë së Kosovës.

Shteti zëvendëson policët me qytetarë

Avokati Armend Shkoza thotë se më këtë veprim, policia është duke shkelur Ligjin për kundërvajtje.

“Qytetarët mund ta njoftojnë policinë, mirëpo verifikimin e gjendjes faktike duhet ta bëjnë drejtpërdrejtë policia dhe jo qytetarët. As drejtësia dhe as vënia e rendit dhe ligjit, nuk mund të jetë teke e individëve, por ajo duhet të jetë brenda suazës dhe normativës ligjore”, thotë Shkoza.

 

EMISIONET