Deshqiptarizimi i Mitrovicës së Veriut, objektet shqiptare janë zëvendësuar me monumente serbo-ruse

Mitrovica e Veriut edhe pse ndodhet de fakto në territorin e Kosovës nuk ka asnjë simbol që i ngjan shqiptarëve. Objektet e dikurshme shqiptare janë zëvendësuar me lapidare, monumente, madje edhe kisha serbo-ruse që kurrë nuk kanë ekzistuar më parë.

Deshqiptarizimi i Mitrovicës së Veriut, objektet shqiptare janë

Monumentet që kanë identifikuar shqiptarët në veri të qytetit të Mitrovicës në Kosovë, pothuajse nuk ekzistojnë më.

Serbët atje, me ndihmën edhe të Beogradit kanë krijuar një realitet të ri në mënyrë të dhunshme, duke zhdukur gjithçka që ishte shqiptare dhe duke i zëvendësuar ato me kisha e lapidarë serbo-ruse.

Ngritja e shtatores së ‘car Llazarit’, në qendër të qytetit, pastaj ndërtimi i kishës ortodokse serbe në lagjen ‘Kodra e minatorëve’, përmendorja e konsullit rus Grigorij Shçerbin të rrethrrotullimit kryesor, lapidari në përkujtim gjoja të serbëve të vrarë nga forcat e NATO-s, janë disa nga elementët që konfirmojnë qëllimin e Beogradit për të fshirë historinë dhe kulturën shqiptare që për shekuj të tërë ka ekzistuar në këtë territor.

Një qytetar nga Mitrovica e Jugut thotë se e mban mend mirë dy objekte domethënëse të shkatërruara tashmë prej serbëve.

Qytetarët thonë se ndërtimet e reja serbo-ruse dhe shkatërrimi i monumenteve shqiptare kanë prapavijë politike, por megjithatë për këtë fajësojnë edhe institucionet e Prishtinës.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, Halit Bajrami, i cili ka qenë edhe punonjës në fusha të kulturës dhe çështjeve shqiptare për shumë vjet ka akuzuar lidershipin kosovar gjatë gjithë kësaj kohe të pasluftës për neglizhencë dhe mosreagim ndaj shkatërrimit të monumenteve shqiptare.

Bajrami thotë se serbët në Mitrovicë kanë qenë pakicë edhe ndër pakicat etnike që kanë jetuar atje.

Institucionet e Kosovës ndër vite nuk kanë arritur të ndalin ofensivën anti-shqiptare të Beogradit.

Mos reagimi edhe i ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje duket se ia ka bërë më të lehtë Serbisë për të vendosur realitetin e ri, megjithëse të rremë.

EMISIONET