Shqiponjat eliminojnë skuadrën nr 1 në “Legends Stage”, ëndrra vazhdon në Rio (VIDEO)
Ekipi kosovar në lojën CS:GO, Bad News Eagles ka arritur në fazën “Legends” në turneun Major në Rio de Janeiro.
BNE fitoi me “Overtime”, në “Mirage” me rezultat 22:20, pas dy vazhdimeve.
Kjo është fitorja e parë në “Legends Stage”
Bad News Eagles vazhdojnë ëndrrën në Rio.
Flatron Halimi lojtar në këtë ekip përmes një postimi në Instagram ka thënë: "Sapo mundëm ekipin më të mirë në botë FaZe Clan, Brazili është i çmendur”
Në Brazil po zhvillohet turneu më i madh në botë kompjuterik si cs:go “Rio Major”. Fituesi do të marrë 1 milion e 250 mijë dollarë.
View this post on Instagram