Shpërthim në zonën stërvitore në Çeki, raportohet për disa të plagosur

Shpërthim në zonën stërvitore në Çeki,

Një shpërthim i madh u raportua në një zonë stërvitore ushtarake në Libava, në lindje të Republikës Çeke.

“Kemi të bëjmë me një aksident të rëndë në zonën e stërvitjes ushtarake të Libavës, ku kanë shpërthyer municione të paspecifikuara. Fatkeqësisht, në vendngjarje ka të lënduar”, thanë Forcat e Armatosura Çeke.

Megjithatë, ushtria çeke nuk dha informacione të mëtejshme për numrin e të plagosurve.

Ndërsa zëdhënësja e shërbimit të shpëtimit Lucie Mikiskova tha për Agjencinë Çeke të Lajmeve (CTK) se shërbimi i shpëtimit në Olomouc po ndërhyn në këtë incident.

EMISIONET