Shkupi replika me Moskën për tanket në Ukrainë: Jemi vend sovran, vendosim në mënyrë të pavarur

Rusia ka intensifikuar vëmendjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sot radhën e ka pasur Shkupi në lidhje me tanket që iu dërguan Ukrainës javën e kaluar. Moska e konsideron një gabim shumë të madhe, ndërsa Maqedonia e Veriut thotë se është një shtet sovran.

Shkupi replika me Moskën për tanket në Ukrainë: Jemi vend

Zyra maqedonase e diplomacisë dhe ajo e mbrojtjes i janë kundërpërgjigjur akuzave të Moskës lidhur me tanket që Maqedonia e Veriut i dërgoi Ukrainës javën e kaluar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes përmes një deklarate të përbashkët i kanë bërë të qartë Moskës se Maqedonia e Veriut e zgjedh vetë se çfarë bën dhe se mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

"Republika e Maqedonisë është shtet sovran që vendimet e veta i merr në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global".

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Jashtme, Maria Zakarova, e dënoi vendimin e Shkupit lidhur me dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Zyrtarja ruse tha se Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev.

Sipas Zaharovës, e gjithë kjo çon në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Maqedonia e Veriut më 29 korrik bëri të ditur se i ka dhuruar tanke Ukrainës, të cilat, sipas Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë tanke të gjeneratës së tretë.

Mediet ruse kanë pretenduar se Shkupi i kishte marrë tanket nga Rusia në vitin 2000 për të luftuar kundër shqiptarëve.

EMISIONET