"Shkundet" Greqia/ Tërmet i fortë në Ikaria, ja sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 08:31
Dy tërmete me magnitudë 5.1 dhe 4.1 të shkallës Rihter kanë tronditur banorët e ishullit grek, Ikaria, mëngjesin e sotëm, 30 nëntor.
Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i ndodhur në orën 06:00 ka pasur thellësi prej 17.5 km dhe epiqendër 20 km në veriperëndim të Ikarias.
Pak minuta më vonë në orën 06:09, u regjistrua një dridhje e re sizmike, me madhësi 4.1 Rihter.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ose të lënduar.