“Shkoj aty ku më thërrasin”, Kurti takim elektoral me flamurin kuqezi për Luginën e Preshevës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Luginën e Preshevës për të folur për zgjedhjet lokale. Kurti ka folur në mbështetje të kandidatëve shqiptar, Afërdita Sinani dhe Ragmi Mustafa.
“Ne kemi nevojë për angazhimin tuaj. Për votën tuaj. Unë shkoj aty ku më thërrasin. Ku është Lugina aty jam dhe unë me Luginën. Ju ftoj të dilni dhe të votoni. Vota juaj po na çon përpara por edhe për dëshirat e rinisë. Le të ngrihemi për Luginën e Preshevës. Bashkë ndërtohet e ardhmja dhe ecën jeta. Beogradi bën thirrje për bojkot.”
Kandidatja për kryetare e Preshevës, Ardita Sinani kërkoi nga qytetarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, të shkojnë të votojnë të dielën, pasi vetëm përmes qeverisjes së shqiptarëve mund të përmirësohet e ardhmja e Luginës.
Ndërsa, kandidati për kryetar në Bujanoc, Ragmi Mustafi, nënvizoi se nuk mjafton vetëm mbështetja morale nga Prishtina. Sipas tij, Kosova dhe Lugina duhet të ndërlidhen si kurrë më parë për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë atje.
“Nuk mjafton vetëm mbështetja morale, ne duhet të ndërlidhemi si kurrë më parë edhe me Kamenicën, Gjilanin e Prishtinën, ju që jetoni këndej jeni dëshmia më e mirë. Sot ju shqiptarët e Bujanocit mund të shkoni në vatrat e juaja me targat RKS, mund të shërbeheni me shërbimet shëndetësore si të barabartë. Do të bëjmë çmos që bashkërisht t’i japim një të ardhme çdo shqiptari që jeton ne Bujanoc”, tha ai.