Shkodra: 30 terroristë të armatosur sulmuan Kosovën, kishin sjellë armë për akte terroriste

Selam Shkodra, ish- zv. i Brendshëm në Kosovë u shpreh se sipas informacioneve rezulton që kemi të bëjmë me një sulm terroriste nga 30 persona të armatosur deri në dhëmbë.

Ai tha se Në manastir janë konfiskuar armë të mëdha duke shtuar se më pas ato do tu jepeshin njerëzve të tjerë për të kryer akte terroriste në Kosovës.

Shkodra: Sipas informacioneve rezulton që kemi të bëjmë me një sulm terrorist nga 30 persona të armatosur deri në dhëmbë, me predha dhe anti raketë. Ata kanë sulmuar policinë rreth orës 3 të mëngjesit dhe një polic i Kosovës ka humbur jetën. Këta persona janë tërhequr nga vendi i krimit dhe janë futur në një manastir. Mirëpo me të rrethuar perimetrin e asaj pjesa që janë gjendur një numër i tyre janë larguar dhe disa janë arrestuar, ndërsa 3 prej tyre janë vrarë.

Në manastir janë konfiskuar armë të mëdha. Një gjë e tillë besoj se do tu jepeshin njerëzve të tjerë për të kryer akte terroriste në Kosovës. Policia e vendit ka 6 muaj që operon atje dhe një numër të madh të bandave i shkak shpartalluar ndërsa një pjesë është në arrati, por me gjasë kemi të bëjmë me një grup që ka ardhur nga Serbia.

EMISIONET