Shkëmbimi i territoreve "hyn në lojë" me Trump? Deputeti i Vetëvendosjes: Ide e keqe! Kurti është betuar për mbrojtjen e kufinjve

Shkëmbimi i territoreve "hyn në lojë" me Trump?

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit të territoreve. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Dimal Basha, e ka cilësuar këtë si një ide të “keqe”.

Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i betuar për mbrojtje të territorit të vendit. Po ashtu Basha shton se ata që duan të bëjnë pazare mund të bëjnë me pronën e tyre, por jo më të shtetit.

“Idetë e këqija njerëzve s’mundesh me ua hekë nga koka, por qytetarët e kësaj Republike dhe kryeministri Albin Kurti, është i betuar mbi ligjet dhe Kushtetutën e Republikës me mbrojt territorin e Kosovës. Po besoj që pjesa më e madhe e jona, besojmë që krejt territori i Republikës së Kosovës është i joni.

Këta që kanë mendu me hy në pazare munden me shku me i shti tokat e tyre që i kanë shpronësua, i kanë vjedhë e çka s’kanë bë. Tokën e Republikës së Kosovës s’guxon askush me bë pazar”, ka thënë Basha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

EMISIONET