Shkatërrohet karteli ballkanik i kokainës, arrestohen 61 persona, ja çfarë u sekuestrua

Një superaksion policor ka çuar në arrestimin e 61 të dyshuarve si pjesëtarë të një karteli ballkanik që furnizonte Europën me kokainë.

Pjesëtarët e rrjetit ishin shtetas serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë që operonin në disa vende europiane.

Operacioni nisi në korrik 2020 dhe u përmbyll të hënën, 27 shtator, me sekuestrimin e 2,6 tonë kokainë, 324 kg marijuanë, 612 mijë euro para kesh dhe me konfiskimin e makinave dhe motorëve luksozë.

Grupi vepronte duke importuar kokainë nga Amerika Jugore për në Europë.

Më 10 mars u ndaluan 13 individët e parë që ndodheshin në Spanjë për të planifikuar sjelljen e një sasie prej 1,25 tonë kokainë nga përtej Atlantikut.

Europol, agjencia policore e Bashkimit Evropian, tha se karteli krijoi një “tubacion kokaine” nga Amerika e Jugut në Spanjë dhe vende të tjera evropiane.

“Grupi, i cili përmbyti Evropën me kokainë, u sulmua pas një operacioni të paparë të zbatimit të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Europol në një deklaratë.

Një superaksion policor ka çuar në arrestimin e 61 të dyshuarve si pjesëtarë të një karteli ballkanik që furnizonte Europën me kokainë.

Pjesëtarët e rrjetit ishin shtetas serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë që operonin në disa vende europiane.

Operacioni nisi në korrik 2020 dhe u përmbyll të hënën me sekuestrimin e 2,6 tonë kokainë, 324 kg marijuanë, 612 mijë euro para kesh dhe me konfiskimin e makinave dhe motorëve luksozë.

EMISIONET