“Shkak dhe dialogu Kosovë- Serbi”, arsyet se përse nuk është realizuar procesi i ‘Berlinit’

Gazetari i DW, Bahri Cani, ka treguar se si është komentuar vizita e Kancelares Angela Merkel, në Ballkanin Perëndimor, ku e ka mbyllur me Tiranën.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Cani është shprehur se mesazhi që është përcjellë, ka qenë se Merkel, ka mbështetur procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

"Vëmendja ka qenë e përqendruar në Tiranë. Mesazhi kryesor dhe ajo që kanë shkruar mediat gjermane është se Merkel ka mbështetur procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Natyrisht që këtu në vëmendje janë zgjedhjet dhe fushata zgjedhore, më 26 shtator. Varet se cili do jetë kancelar, dhe koalicioni i ardhshëm, por duke parë kandidatët, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në politikën e ardhshme."

Ai thotë se procesi i  “Berlinit” nuk është realizuar, teksa shton se kjo nismë ka dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve rajonale, raporton Ora News.

"Mund të thuhet që procesi i “Berlinit” nuk është realizuar deri në fund. Nëse dikush do të realizojë këtë projekt, duhet shumë punë për të bërë. Ajo ku projekti ka dështuar është arritja e marrëveshjeve rajonale për stabilizimin e plotë politik të këtij rajoni, në radhë të parë përsa i përket dialogut Kosovë- Serbi, sepse ky dialog nuk dihet se në cilën fazë është. Janë nisur disa iniciativa por ka pasur edhe probleme, ku Serbia, Maqedonia, dhe Shqipëria ka nisur nismën “Ballkan I Hapur’ që nuk mbështet nga tre shtetet e tjera. Ka disa segmente, nuk mund të them se ka dështuar por nuk është realizuar deri në fund ky proces."/ Ora News/ 

EMISIONET