Serbi/ Qeveri e re ose zgjedhje, Vuçiç: Pas 17 shkurtit nisin bisedimet

Serbi/ Qeveri e re ose zgjedhje, Vuçiç: Pas 17 shkurtit nisin

Në Serbi tashmë ka nisur të diskutohet mes formimit të një qeverie të re apo zhvillimit të zgjedhjeve të reja.

Pas më shumë se tre muaj protestash, presidenti Aleksandar Vuçic ka bërë të ditur se pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vucevic afatet për kabinetin e ri përcaktojnë 17 shkurtin.

Në intervistën e dhënë për Vuçiq vuri në dukje se

e afatet 30-ditore për formimin e qeverisë apo shpalljen e zgjedhjeve do të fillojnë të shkojnë nga ky moment.

Sipas tij,këto janë dy opsione të përcaktuara me Kushtetutë dhe se do të ishte në radhë të parë mirë që të tentohet të krijohet “një qeveri e mirë”.

Vuçiq tha se do të vazhdojë të këmbëngulë për dialog me studentët që protestojnë në qytetet serbe pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, kur 15 persona vdiqën dhe tre u plagosën rëndë.

Ai tha gjithashtu se nuk i intereson kush do të marrë pjesë në dialog, pasi “çdo bisedë është shëruese”, duke shtuar se “ata mund të bisedojnë me kë të duan.”

Për shembjen e rreth tre muajve më parë janë vënë në pranga 15 persona përfshirë dhe një ish ministër.

Prej ngjarjes tragjike studentët kanë mbushur sheshet në Beograd dhe novisad duke fajësuar qeverinë për korrupsion cka është shoqëruar dhe me punime të dobëta.

Pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit, javën e shkuar studentët bllokuan dhe tre urat mbi Danub, ndërsa kërkuan masa më të ashpra.

EMISIONET