Serbi e solli linë e majmunit nga Gjermania
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 18:48
Autoritetet shëndetësore në Serbi konfirmuan këtë premte rastin e parë me linë e majmunit.
Siç mëson Kurir, bëhet fjalë për një të ri serb rreth të 30-ave, i cili ishte kthyer së fundmi nga Gjermania.
Ai jeton e punon në Gjermani. Ai ishte paraqitur në Klinikën Infektive në Beograd të martën mbrëma.
Po sipas Kurir, ai e di se ku dhe si u infektua. Atij do ti duhet të qëndrojë në Serbi derisa të shërohet plotësisht.