Serbët bllokojnë komunën në Istog: Nuk largohemi derisa të kemi një vend pune

Serbët bllokojnë komunën në Istog: Nuk largohemi derisa

Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Istogut, Kosta Belosheviq, mëngjesin e sotëm (23 ma) nuk është lejuar që të futet në zyrën e tij.

Sipas mediave kjo zyrë, me bazë në fshatin Osojan, nuk u hap pasi protestuesit po kërkojnë punësimin e një anëtari nga secila familje, ndërsa shtojnë se janë të neglizhuar.

“Na kanë gënjyer dhe na kanë premtuar për 10 muaj se do të gjejmë punë. Kemi tre fëmijë. Kur e pamë që nuk kishte asgjë, e kemi bllokuar komunën sot në mëngjes. E bllokuam se as gruaja ime e as unë nuk kemi punë dhe kemi tre fëmijë, kështu na premtojnë”- tha një çift që ndodhej para komunës.

“Prapë premtojnë, por asgjë. Jemi marrë me bujqësi dhe nuk ka asnjë fitim të madh nga kjo. Kjo nuk arrihet kemi dy fëmijë.”, tha një tjetër.

 Sipas tyre, në listën e pagave të kësaj komune paralele janë 47 zyrtarë, por vetëm 30 janë aktivë.

“Ku janë 17 të tjerë? Qëndrojnë në Serbi dhe marrin paga”, tha protestuesja.

Serbia ka krijuar komuna paralele për secilën komunë në Kosovë. Njësoj është edhe komuna paralele e Istogut zyrën e ka në fshatin Osojan.

EMISIONET