Selanik/ Del para gjykatës burri që sulmoi bashkëshorten 23 herë me thikë, dyshohet se e vrau për motive xhelozie

Selanik/ Del para gjykatës burri që sulmoi  bashkëshorten 23

49-vjeçari armen që vrau 23 herë me thikë bashkëshorten e tij mbrëmjen e së dielës, në Polichni, ka kaluar pragun e Gjykatës së Selanikut pak para orës 13:00 të së hënës sot, 29 nëntor.

49-vjeçari  akuzohet për vrasje me paramendim.

Me të mbërritur në Gjykatë, vrasësi nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve dhe u fut menjëherë në ndërtesë.

Sipas informacioneve, mediet greke shkruajnë, se dyshohet se 49-vjeçari  kryer aktin kriminal, pasi besonte se gruaja e tij po e tradhtonte.

Gruaja fatkeqe është gjetur në një pellg gjaku në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre, në Polichni, ndërsa është goditur në gjoks dhe në këmbë.

Duke kontrolluar shtëpinë, policia gjeti një thikë gjuetie që besohet se ka qenë mjeti i kryerjes së vrasjes.

49-vjeçari me origjinë nga Armenia (si dhe viktima) në rrëfimin e pëarë para grupit hetimor ka lënë të kuptohet se ka vepruar për shkak se gruaja e ka tradhtuar.

Rreth orës 9.30 të së dielës mbrëma, autori ka shkuar në Komisariat ku ka treguar se ka vrarë bashkëshorten. Trupi i saj i pajetë u gjet pak më vonë nga një ekuipazh i makinës së patrullës, i cili shkoi në shtëpinë e çiftit  për të verifikuar pretendimet e tij, ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë oficerë policie nga Nëndrejtoria e Hetimit Ligjor të Greqisë Veriore për të eksploruar zonën.

Ndaj tij është ngritur një kallëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës së Sigurimit të Selanikut për vrasje me paramendim, i cili shkon në prokurori.

Çifti kanjë djalë rreth 20 vjeç, i cili nuk jetonte me ta. Kjo është vrasja e 14-të ndaj grave që ka ndodhur në Greqi këtë vit./Ora News.

EMISIONET