Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi – duam që kjo të ndryshojë dhe të vijnë në Kosovë

Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi – duam

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovë, pasi sipas tij, shteti gjerman beson në të ardhmen dhe potencialin që ka Kosova.

Në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane, shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së.

Madje sipas tij, shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim.

“Ajo që dua të them është se nëse shoh mundësitë për rritje ekonomike, jam i bindur se Kosova është me potencial për inovacion dhe zhvillim. Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor në Kosovë sepse besojmë në të ardhmen tuaj”.

“Në rajon nëse shihet potenciali që e keni në Ballkan për shkak të një popullate të re sepse nuk dëshiron të presë, por dëshiron të veprojë. Për investime, e kemi një hartë që ka diçka që quhet rajon. Dhe ne duam që të shkojnë bashkërisht në tregun e BE-së. Nëse shohim zgjerimin e Bashkimit Evropian, e shohim se ka qenë i suksesshëm gjatë vitit 2014-17”.

“Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi, pra ne duam që kjo të ndryshojë dhe investitorët duam që të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”./EO

EMISIONET