Rebelohet "Open Ballkan", Vuçiç Rama e Kovaçevski mund të refuzojnë pjesëmarrjen në samitin e BE

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të bojkotojnë të mërkurën samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor.

Pas vendimit të Bullgarisë për të mos hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, treshja e Open Ballkan, mendon që ky takim nuk do të prodhojë asgjë pozivitive për rajonin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas komunikimit online me njëri-tjetrin presidenti serb, kryeministri maqedonas dhe kreu i qeverisë shqiptare kanë diskutuar për mundësinë që të anulojnë vajtjen në Bruksel.

Në rrjetet socialistë Alexandër Vuçiç dhe Dimitër Kovacevski janë shprehur se vendimin do ta marrin të martën pas konsultimeve me qeverinë e tyre dhe partneret ndërkombëtare, ndërsa Edi Rama nuk e ka ndjekur këtë politike të homologëve me kabinetin e tij.

Sipas shefit të ekzekutivit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin sërish përgjigje negative dhe për këtë arsye sipas tij është më mirë që rajoni të shmangë përfshirjen e rajonit në një spektakël të shëmtuar politik.

"Diskutuam me liderër e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi sumitin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Duket që një tjetër “Jo, na vjen keq” do të dëgjojmë në fund të këtij takimi. I gjithë unioni i marrë peng nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë. Çfarë të bëjmë atje?!" tha ai.

Përveç 3 nismëtarëve të Open Ballkan, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina nuk kanë bërë asnjë deklaratë për t’u bashkuar me propozimin rebel të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të refuzuar takimin me BE.

EMISIONET