Rritet me 6,6% ekonomia në Kosovë, po punohet për sistemin e pagave elektronike

Rritet me 6,6% ekonomia në Kosovë, po punohet për sistemin e

Pandemia e ka goditur ekonominë e Kosovës si çdo vend tjetër në botë, por lehtësimi i masave kufizuese dhe paratë nga diaspora japin shpresa për rimëkëmbje që sivjet.

Fehmi Mehmeti, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, është optimist se ekonomia kosovare do të jetë dyfishin më e fortë sesa vitin e kaluar.

“Masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19 sikurse në gjithë botën, ashtu edhe në Kosovë ndikuan ose afektuan dukshëm në aktivitetin ekonomik në Kosovë, kështu që viti 2020 në terma real, sipas të dhënave që i kemi, kemi një rënie ekonomike 3%.

Mirëpo, relaksimi i masave që ndodhen gjatë vitit 2021, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet nga vijnë diaspora, bëri që të kemi një rritje të ndejshme ekonomike në vend.

Dhe parashikimet tona janë që rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 6.6%, edhe pse është subjekt i rishikimit, duke pasur parasysh, deri në fund të vitit se si rrjedh çështja që ka të bëjë me pandeminë, duke pasur parasysh që burim i krizës në Kosovë dhe në nivel global është pandemia dhe jo faktor të tjerë ekonomik. Gjithçka lidhet me pandeminë.”

Rritja e import-eksporteve në vend, përkatësisht me 43 dhe 63 %, ka ndikuar ndjeshëm te përmirësimi i bilancit ekonomik për Kosovën.

Faktor kanë qenë edhe investimet e huaja dhe të ardhurat nga shtetasit që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

"Lehtësimi i kufizimeve të lëvizjes të bashkatdhetarëve nga vendet që vijnë në Kosovë del që të kemi ardhje të shumë bashkatdhetarëve dhe që të kemi një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve jo-rezidente, që ne i quajmë shpenzime të diasporës, të cilat me të dhënat e korrikut, që i kemi ne në dispozicion shënojnë 630 milionë euro apo me një rritje nëse e krahasojmë mbi baza vjetore del të jetë 140 përqind

Por, edhe nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje rreth 7%. Remitencat vazhdojnë të jenë në rritje, shënojnë 651 milionë euro apo me një rritje vjetore 24 %.”

Guvernatori Mehmeti thotë se me gjithë rreziqet nga pandemia, sektori bankar dhe publiku e ruajnë besimin e ndërsjellë.

Bankat kanë akumuluar 4,5 miliardë euro depozita dhe kanë lëshuar rreth 1 miliard euro kredi të reja ndërsa ato të këqijat mbeten nën 3%.

Tani po studiohet edhe sistemi i pagave elektronike, por procesin e ka vështirësuar statusi i Kosovës si vend ende i panjohur nga të gjitha shtetet, mungesa e kodit telefonik dhe e domenit shtetëror në internet.

Kosova si shtet i ri ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi për qasje në platformat e internetit. Kjo fillimisht është edhe si pengesë që për një kohë nuk e kemi pasur kodin telefonik. Më pastaj, ne ende nuk e kemi domenin tonë shtetëror. Përkundër kësaj, shumë platforma të internetit Kosovën e kanë përfshirë në listat e saj si shtet, por disa prej këtyre nuk kanë përfshirë që në këtë rast është edhe "Paypal", pasatj, e kemi Samsung Pay, Google Pay.

Ne si Bankë Qendrore kemi bërë përpjekje që ta sjellim edhe këtë sistem të pagesave në Kosovë, sikur Paypal, edhe Google Pay, dhe Samsung Pay. E kështu me rend. Kemi bërë aprovimin e një rregullore për regjistrime, që ka të bëjë me institucionet financiare jo bankare, të cilat merren me parat elektronike.

EMISIONET