Rreth 10 mijë derra të egër “rrethojnë” Selanikun, pushteti vendor në alarm

Rreth 10 mijë derra të egër “rrethojnë”

Shërbimet pyjore dhe veterinare vlerësojnë se aktualisht ka 9,000 deri në 10,000 derra të egër rreth Selanikut, tha kryetari i bashkisë së Neapolis-Sykeon, Simos Danielidis.

“Këto shifra janë tragjike dhe po të kemi parasysh ritmin e riprodhimit të tyre, në 2-3 vite do ta kenë pushtuar zonën. Duhet të merren masa të menjëhershme , radikale dhe efektive ”, shtoi ai.

Për t'u marrë me këtë çështje, u mbajt një mbledhje e gjerë, e cila u thirr nga inspektimi i zbatimit të politikës pyjore të Maqedonisë-Trakisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave, të Rajonit të Maqedonisë Qendrore, të Entit Pyjor dhe brigada e zjarrfikësve.

EMISIONET