Ramush Haradinaj merr dozën e tretë të vaksinës antiCovid dhe ka një kërkesë për qeverinë

Ramush Haradinaj merr dozën e tretë të vaksinës antiCovid

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është vaksinuar sot me dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook ku fton të gjithë qytetarët kosovarë që të vaksionohen.

Haradinaj: Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.

Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.

Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t'i heq ato.

EMISIONET