QUINT-i thirrje Albin Kurtit të respektojë vendimin: Toka pranë manastirit t’i kalojnë kishës serbe

QUINT-i thirrje Albin Kurtit të respektojë vendimin: Toka pranë

Ndërsa mbushen 6 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, toka pranë Manastirit të Deçanit ngelet ende në pikëpyetje. Vendet e Quintit i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe t’ia japin pronën Manastirit i cili është në varësi të Kishës Serbe.

Prishtine-Të premten, 20 maj, krerët e misioneve të vendeve perëndimore i kujtuan Prishtinës se vendimi i gjykatës nuk është zbatuar ende.

Manastiri i Deçanit i është nënshtruar një kalvari juridik dhe politik.

Me vendimin e 2016-s të Gjykatës Kushtetuese, një tokë e pyll pranë këtij manastiri duhet t’i jepej kishës dhe t’u merrej dy kompanive private.

Edhe pse çështja e pronës së Manastirit të Deçanit i cili ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Prishtinës ka gati gjashtë vjet që është zgjidhur juridikisht, problematika mbetet e papërfunduar.

Të premten, 20 maj 2022, kur mbushen gjashtë vjet nga vendimi i Kushtetueses, edhe Dioqeza e Rrashkës dhe Prizrenit, institucion fetar në varësi të Kishës Ortodokse Serbe i bëri thirrje qeverisë Kurti që të respektojë vendimin e gjykatës.

Kryeministri Kurti vitin e kaluar deklaroi se vendimi për t’ia dhënë tokën prej 24 hektarësh manastirit, pasonte një urdhër të dhunshëm të qeverisë serbe në vitin 1997.

Udhëheqësi i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç, mori vendim për t’ia dhuruar pronën Manastirit.

EMISIONET