Qeveria dorëlëshuar e Maqedonisë, kabineti harxhoi rreth 400 000 euro për panairin e verërave

Qeveria maqedonase pasi u ka dhënë direktiva qytetarëve se si të kursejnë ndërsa inflacioni ka kapur shifra rekorde ka shpenzuar mijëra euro për aktivitete jashtë vendit, ndërsa është më dorështrënguar për ato brenda Maqedonisë.

Qeveria dorëlëshuar e Maqedonisë, kabineti harxhoi rreth 400 000

Rreth 400 000 euro i ka kushtuar qeverisë maqedonase pjesëmarrja në panairin e verërave në Beograd në kudër të nismës rajonale Open Balkan të mbajtur në muajin shtator.

Pasi qeveria bëri rekomandime dhe caktoi masa për kursime për shkak të krizës energjetike, rritjes së inflacionit dhe kostos së jetesës, për pjesëmarrje në panair vetëm për ushqim dhe verëra u tenderuan 385 mijë euro.

Kryeministri Kovaçevski, sipas përgjigjes së Qeverisë, ishte i shoqëruar nga 9 punonjës të kabinetin e tij dhe dy koordinatorët kombëtarë për Ballkanin e Hapur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në Beograd kreu i qeverisë organizoi edhe mbrëmjen maqedonase për të cilën nuk ka asnjë njoftim se sa ka kushtuar.

Dimitar Kovaçevski nuk është kursyer as për ish-homologun e tij bullgar Kiril Petkov me të cilin ka shpenzuar 9 000 euro vetëm për një darkë.

Ndërsa darkat me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin holandez Mark Rutte kanë qenë më modeste, të cilat kushtuan vetëm 1800 euro për secilin.

Mjeti i llogaridhënies për shpenzimet e personave që mbajnë funksione publike nuk funksionon më që prej vitit 2019 edhe pse socialdemokratët të cilët janë në pushtet e deklamuan me të madhe si një pikë të fortë të transparencës me qytetarët.

Ndryshe nga jashtë vendit, sipas të dhënave qeveria e Kovaçevskit ka qenë më dorështrënguar për aktivitetet vendase.

Këtë vit qeveria shpenzoi 40 mijë euro më pak për festën e Pavarësisë se në vitin 2021.

EMISIONET