Protestë kundër Albin Kurtit/ Ish-luftëtarët e UÇK-së: Kryeministër, mos na e shkel gjakun!
Ish-luftëtarë dhe fëmijë të dëshmorëve të UÇK-sw protestuan në Prishtinë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Altin Kurti për shkak të deklaratës ku vlerësoi liderin e vrarë të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti ku e cilësonte ish-liderin e vrarë të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit ngriti në protestë fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë
Në moton “Kryeministër mos na shkel në gjak”, ata u mblodhën pranë godinës së qeverisë.
Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti.
Edhe ushtruesi i detyrës së së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës shprehu zhgënjim.
Protestës iu bashkuan edhe qytetarë e përfaqësues të partive politike opozitare që po ashtu kërkuan dorëheqjen e Albin Kurtit për shkak të deklaratës për Ivanoviç.