Propozimi i Ramës për komunat me shumicë serbe në duart e zyrtarëve në Prishtinë

Propozimi i Ramës për komunat me shumicë serbe në duart e

Drafti i propozuar prej kryeministrit Edi Rama mbi komunat me shumicë serbe është në duart e zyrtarëve në Prishtinë. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës e ka konsideruar të duhur projektin e nisur nga Tirana duke i kërkuar Albin Kurtit ta pranojë.

Asociacioni nuk është një shpikje e kryeministrit Rama, është një obligim nga vitit 2013, për te cilën unë kam qenë edhe në atë kohë që të zbatohet, që të krijohet. Nëse do të krijohej në 2013, në vitin 2023 nuk do të kishim këto probleme që i kemi sot. Zotëri Kurti e ka pranuar asociacionin me pikën e shtatë, me një paketim të ri 'vetëmenaxhim'. Iniciativa e kryeministrit Rama duhet të ketë mbështetjen në Kosovë"

Vetë kreu i qeverisë së Kosovës, edhe pse në parlament foli pasi Rama dha mesazhin përballë medias nuk e komentoi paketën. Por sqaroi se përse refuzoi paketën e parë të dhënë nga ndërkombëtarët.

"Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e ekipit menaxhues pasi ai imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën e Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Rrjedhimisht unë kam propozuar një draft vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur," tha Kurti.

Në përgjigje kreu i qeverisë së Kosovës ka dorëzuar tjetër draft por theksin e vuri te shtyllat mbi të cilat do të ngrihet marrëveshja me Serbinë por edhe te modeli kroat.

"Unë këtë mund të thellojë (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendën që unë i kam thënë në parim, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim” tha ai.

Gjatë takimeve me të dërguarin e posaccëm të SHBA eskobar dhe të BE lajccak kurtit iu kërkua një përgjigje deri të premtën, kohë pas të cilës është thënë se do të ndërmerren veprime

EMISIONET