Pronari maniak i hotelit, tre çifte të tjera u filmuan nga kamerat në momente intime

Pronari maniak i hotelit, tre çifte të tjera u filmuan nga kamerat

Tre çifte të tjera janë identifikuar deri tani nga kartat e kujtesës të kamerave të sekuestruara nga dhomat me qira të akomodimit në Afitos, Halkidiki.

Sipas voria.gr, nga hetimet e Drejtorisë së Policisë së Halkidikit, që ka marrë tashmë rastin, janë identifikuar edhe tre çifte të tjera që shfaqen në kamera.

Autoritetet kanë sekuestruar më shumë se katër kamera dhe ende nuk ka përfunduar kontrolli, gjë që nuk përjashton gjetjen e çifteve të tjera që monitoroheshin përmes kamerave.

Këta persona pritet të thirren për të dëshmuar.

Për shkak të ndriçimit të ulët në momentin e regjistrimit, nuk është konfirmuar nëse kamerat ishin nga e njëjta dhomë.

Tashmë janë evidentuar gjithsej katër çifte si të paraqitur në kamera, ku i pari është çifti nga Selaniku, i cili bëri dhe denoncimin. Vajza ishte punonjëse e lokalit në pronësi të pronarit të dhomave.

Policia po përpiqet të identifikojë përmes prenotimeve emrat e personave që banonin në dhoma, në mënyrë që të thirren në rast se do të rezultonin se janë paraqitur në video.

Burime policore bëjnë me dije se çifte të tjera që kanë qëndruar në pronë këtë verë po telefonojnë autoritetet, duke kërkuar nëse janë filmuar.

Nuk dihet ende se sa dhoma ishin të pajisura me kamera, pasi ka mundësi që me dëgjimin e ankesës pronari të ketë hequr kamerat nga dhomat.

Megjithatë, çifti i parë që ra viktimë e regjistrimit të një kamere të fshehtë në dhomën në zonën e Afitos, pritet të kërkojë dëmshpërblim për fyerje të personalitetit dhe jetës së tyre personale.

 “Për momentin është duke u kryer një hetim paraprak nga policia për të përcaktuar nëse materiali i mbledhur nga pronari dhe çifti ka rrjedhur në faqet pornografike apo faqe të tjera dhe nëse ka pasur një transaksion apo ndonjë konsideratë për materialin në fjalë” tha avokati i tyre

Në këto raste, shpjegon avokati, ndryshon edhe akuza ndaj autorit.

“Duhet të identifikohet nëse shkelja e të dhënave personale ka qenë për përdorim vetjak apo është transmetuar në faqe të tjera apo palë të treta”, thekson ai.

Në të njëjtën kohë, avokati tha se çifti nuk ka qëndruar në dhomë për shkak të lehtësimit financiar nga pronari, por pas presionit të madh të tij.

Ai shtoi se çifti ka qenë shumë i stresuar nga situata.

EMISIONET