Prokurori bullgar tregon se çfarë e shkaktoi vdekjen e shqiptarëve në aksidentin tragjik: Ishin gjallë në momentin e zjarrit

Prokurori bullgar  tregon se çfarë e shkaktoi vdekjen e

Zëvendës-kryeprokurori i Bullgarisë dhe drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Borislav Sarafov, tha në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Bullgari se autopsitë e viktimave të aksidentit kanë përfunduar.

Sipas autopsive pasagjerët kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi.

"Autopsitë kanë përfunduar dhe tregojnë se të gjithë kanë vdekur nga asfiksia, jo nga lëndimet në aksidentin automobilistik. Ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Janë punësuar ekspertët më të mirë autoteknik dhe është caktuar një analizë zjarri për intensitetin e zjarrit. Do të bëhet ekspertiza se përse autobusi ka dalë nga rruga dhe çfarë ka shkaktuar tragjedinë. Ka versione që kishte tuba karburanti. Ai version prej nesh është refuzuar. Janë gjetur 3 tuba, por ka mbetje vaji të përdorur nga autobusi dhe zjarri nuk ka rënë prej tyre. Nuk ka tuba të benzinës përveç  të zakonshmit," tha Sarafov

Prokurori bullgar  tregon se çfarë e shkaktoi vdekjen e

Ai hodhi poshtë versionin e një sulmi të mundshëm terrorist në autobus dhe shtoi se një pjesë e shkaqeve të aksidentit ishte sinjalistika  e keqe  në autostradë.

“Ne shohim se ka sinjalistikë të keqe rrugore, dhe se autobusi ka goditur parmakun, i cili jo vetëm që nuk është i dobishëm, por edhe i rrezikshëm”, shpjegon Sarafov.

Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.

“Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë. Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh.

EMISIONET