Probleme me aritminë kardiake, mbrojtësi i Manchester United operohet në zemër

Probleme me aritminë kardiake, mbrojtësi i Manchester United operohet

Mbrojtësi i krahut të Manchester United, Noussair Mazraoui, do të mungojë për disa ndeshje, pasi dje i është nënshtruar një operacioni në zemër. Arsyeja? Aritmia kardiake e theksuar gjatë ndeshjes së fundit të luajtur nga “djajtë e kuq” në Birmingham dhe barazimit 0-0 ndaj Aston Villa.

Lojtari maroken u detyrua të largohej nga fusha gjatë pushimit. Operacioni, zbulojnë burime pranë klubit, u krye me sukses. Të gjithë janë të bindur se 27-vjeçari do të jetë në gjendje të rikthehet së shpejti në fushë, duke qenë se patologjia e gjetur është mjaft e zakonshme. Mazraoui mbërriti në Premier League nga Bayern Munich në verë, së bashku me ish-mbrojtësin qendror të Juventusit, Matthijs De Ligt. Ai ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me “djajtë e kuq”. Këtë sezon ai është aktivizuar në 10 ndeshje nga trajneri Ten Hag (7 në Premier League)

EMISIONET